Pedagogët dalin në protestë: 5 euro ora e mësimit është shumë pak, ja sa e duam ne

Ashtu si dhe ishte lajmëruar më herët pedagogët e Universitetit të Tiranës paraditen e sotme po protestojnë pëballë Universitetit Politeknik.

Nën sloganin “Ora e mësimit e shenjtë, përse paguhet 5 euro?!” ata kërkojnë rritje të pagave dhe plotësim të kushteve osë në të kundërtën paralajmërojnë bojkot të orëve mësimore.

Kreu i Sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Ramaqë të reflektojë dhe të rrisë pagat. Mes të tjerash ai pohoi se nuk presin karamele apo lëmosha.

“Përshëndetje, falemnderit për ardhjen në takimin e dytë. Është më i rëndësishmi se me vendosmërinë tonë varet edhe serioziteti që do ta marrë kryeministri jo vec peticionin por edhe vëmendjen ndaj arsmimit të lartë.

Mësimdhënia dhe puna akademkike nuk matet me rrogë. Por është cështje dinjiteti. Arkitektet paguhen shumë mirë, por profesorët të paguhen me dinjitet. Kryeministrin e mirëpresim të bëjë ofertën e tij për këtë gjë. Por të mos na ofrohet lëmoshë dhe karamele. Do ta mbështesim arsimin publik që ti përgjigjet ekonomisë së re. Kërkimi shkencor të drejtojë ekonominë e vendit sepse të gjithë e dimë se kërkimi shkencor në Shqipëri nuk paguhet.

Ora mësimore është e shenjtë. Po si mund të jetë e shenjtë kur ora kushton 5 euro. Ndaj themi dhe qëndrojmë për rritjen me 50 përqind në dy vite. 30 sivjet dhe 20 vitin e ardhshëm. Kjo është e panegociueshme”, tha ai.

Ndërkohë, një nga pedagogët iu drejtua ministers së Arsimit,Evis Kushi, duke i thënë dhe do të presin edhe 13 ditë të tjera dhe nëse nuk plotësohen kushtet që ata kanë vendosur, atëhere nuk do të hyjnë në auditore.

“Do presim dhe 13 dië të tjera dhe në datën 17 ne nuk do hymë në auditore për të filluar vitin e ri shkollor”, tha ai. Thirrjes së tyre i janë bashkuar edhe pedagogët e Universiteteve të rretheve, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë edhe ftesës së Sindikatës.

Kërkesat e pedagogëve: -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar) -Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar) -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar) -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet) -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet) -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)