Për formën e Bale, Mourinho i thotë gazetarit të pyesë Realin e Zidanin

Gareth Bale ka nisur të gjejë veten te Tottenham.

Atij iu deshën shumë muaj që të kap një nivel
mjaftueshëm për të zënë vend në 11-shen e ekipit të Jose Mourinhos, ani pse

ende i duhet të luftojë për diçka të tillë.

Sido që të jetë, ai po gjen më të mirën dhe
tani ka shkuar në tetë gola këtë edicion te Tottenham.

I pyetur nga gazetarët se përse u deshën kaq
shumë muaj që Bale të tregojë fytyrën e vërtetë, Jose Mourinhoi iu përgjigj
duke thumbuar Realin: “Për dy vite, ishte ai që ishte në Madrid, dhe për këtë
pyesni Realin. Ndoshta ata ju përgjigjen, mund ta kuptojnë më mirë se përse iu
desh Balet kaq kohë për të arritur këtë nivel. Ndoshta të qenit të durueshëm,
ishte arsyeja kryesore që Bale të arrinte në nivelin që ai tregoi dy javët e
fundit”.

Bale është vetëm në formë huazimi te
Tottenham, ende nuk dihet nëse do të kthehet në Madrid, apo do të shitet përgjithmonë.
/Gazeta Express/