Përplasi çiftin me foshnjën 3-muajshe në Tiranë, shoferi me “G Class” kishte konsumuar lëndë narkotike

Detaje të reja kanë dalë në dritë pasditen e kësaj të diele në lidhje me ngjarjen e rëndë, si pasojë e së cilës mbetën të lënduar dy prindërit e një foshnje 3-muajshe gjatë mesiditës së sotme në kryeqytet.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se Ajas Sulejmani, 39-vjeçari i cili përplasi një çift bashkëshortësh dhe fëmijën e tyre tre muajsh rezulton se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Pas arrestimit, policia thotë se ai i është nënshtruar testit të drogës dhe ka rezultuar pozitiv.
“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku një automjet me targa të huaja aksidentoi një çift dhe fëmijën e tyre të vogël, ju informojmë se:
Pas kryerjes së testit të drogës, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S., ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.







