“Pioli do të më kishte ngrënë së gjalli…” Tonali zbulon prapaskenën e ndeshjes! “Shiriti? Nuk e doja ashtu në fakt…”

Lojë e çmendur te Castellani ku kuqezinjtë e Stefano Piolit mundën Empolin me rezultatin 1-3. Rezultati u vendos në minutat e fundit të ndeshjes, me golat e Ballo Touré dhe Leao që i dhanë kuqezinjve 3 pikët.

Pas ndeshjes, me mikrofonat e DAZN foli edhe Sandro Tonali, i cili filloi duke folur për Charles De Ketelaere: “Nuk e ka të lehtë të mbërrijë dhe të integrohet, kampionati është i vështirë.

Jemi super mikpritës dhe përpiqemi të pershtasim futbollistet e rinj në mënyrën më të mirë të mundshme. Charles ka nevojë te luaje me dhe kaq, per momentin”..

Më pas Sandro vazhdoi duke vlerësuar mentalitetin e shokeve te tij: “Dy vite me pare, kete fitore ta harronim! Sot gjetëm motivimin për të kërkuar fitoren. Deri tani kemi një përvojë me te madhe dhe ajo po na ndihmon, ndihemi mire.

Numri 8 më pas zbuloi një sfond për golin e parë: “U treguam te shkathet ne rivënie, Rafa ishte i kujdesshëm gjithashtu, trajneri do të më kishte ngrënë nëse nuk do ta kisha bere shpejt rivënien anesore pasi sapo doli Pioli direkt e kerkoi”.

Emocion i madh për mesfushorin e Milanit që mori shiritin e kapitenit ne pjesen e dyte pas daljes nga loja te Kjaer gjithashtu: “Shiriti i kapitenis është një emocion i madh, por do të kisha preferuar ta mbaja në një mënyrë tjetër sepse më vjen keq për dëmtimet e Davide, Simon dhe Theo.

Më pas ai përfundoi komentin per partnerit të tij Bennacer: “Frank ishte i rëndësishëm, por fatkeqësisht na u desh të bënim pa të. Tani unë dhe Isma duhet të luajmë mirë bashkë dhe po ia dalim. Ne duhet të vazhdojmë në këto linja”.