Pioli: “Më vjen keq për Origi. Leao po luan në një nivel të lartë. CDK mund të bëjë sulmuesin e parë”

Stefano Pioli foli sot nga konferenca e shtypit ne prag te ndeshjes ndaj Dinamo Zagreb ne San Siro neser. Keni nevojë për një rezultat te mire nesër? “Nëse luajmë në një nivel të lartë, ne kemi shanse të shkëlqyera për të fituar si në Itali ashtu edhe në Evropë. Me Sassuolo nuk luajtëm në nivelin tonë dhe nuk fituam. Nesër duhet të luajmë me potencialin tonë maksimal.”

A është një ndeshje që nuk mund të gaboni? A do të luajë Milani më i mirë? “Në të gjitha ndeshjet luan Milani me i mire. Skuadra po bën mirë, në Champions League kemi më pak lojtarë sepse nuk janë në listë. Rebic dhe Origi nuk do të jenë, Krunic është rikuperuar. Nesër do të luajmë me vendosmëri absolute”.

A do të synoni të afirmoheni edhe në Evropë? “Ne duhet të vëmë në lojë potencialin tonë maksimal në çdo ndeshje. Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme, por ende jo vendimtare sepse ka shumë ndeshje të tjera përpara. Por ne e dimë se është një ndeshje e rëndësishme dhe ne jemi përgatitur mirë për të.”

Jeni i shqetësuar për dëmtimin e Origit? “Jo edhe aq. Më vjen keq për Origin. Ai është një lojtar që e donim shumë. Shpresoj që të jete sërish në dispozicion pas pushimit.”

A ka problem VAR në Itali? “Ajo që ndodhi është shqetësuese. Është e lehtë të drejtosh gishtin në situata të caktuara, por duhet të përpiqesh të gjesh zgjidhje.”

A i mungon Leaos hapi i fundit në Evropë? “Mund të bëje gjithmonë më mirë. Djemtë janë të afte sepse janë të gjithë ambiciozë. Leao po luan në një nivel të lartë nga të gjitha këndvështrimet, ai duhet të vazhdojë kështu. Ai është një pikë referimi për ne. Çdo lojë ka vështirësi të ndryshme , duhet të jetë i mirë për të bërë zgjedhjet e duhura”.

A mund të jetë De Ketelaere sulmuesi i parë? “Olivier është i lumtur që luan gjatë gjithë kohës. De Ketelaere mund ta luajë atë rol, padyshim me karakteristika të ndryshme. Nëse do të kishte nevojë, do të ishte një zgjidhje e mirë.”