Pioli nuk gjen justifikime: Pas 20 minutash ndryshoi gjithçka! Nuk kanë lidhje mungesat, por mos qëlloni mbi lojtarë të caktuar…

Stefano Pioli ka folur për Prime Video pas ndeshjes Chelsea-Milan 3-0. Trajneri kuqezi eshte ndalur te komenti i ndeshjes. Giroud tha pas ndeshjes se ka pasur shumë gabime të vogla teknike dhe ne pasime:

“Është e vërtetë, t’i quash gabime të vogla varet nga situata. Nuk e nisëm keq, por mbi të gjitha i detyruam zgjedhjet… Humbëm pak distancën e fushes dhe reparteve dhe kjo me vjen keq. Mund të kishim bërë diçka më shumë përtej cilësive të Chelseat qe jane te shumta”.

Si diktohen gabimet? “Nuk ka te beje përvoja e vogël apo mungesat: duhej të ishim më të qartë dhe të saktë. Në rikuperimin dhe menaxhimin e topit ne ishim më pak të shkëlqyer se zakonisht dhe kjo na kufizoi sonte”.

Pas golit të dytë skuadra humbi lehtësinë dhe natyralitetin: “Jam dakord, goli i dytë na ndryshoi mentalitetin. Nuk është e lehtë, nuk mundëm të qëndronim si ekip si zakonisht: në këto nivele paguani shtrenjtë për keto gjera”.

Për zevendesimet e shumta: “Sepse duhet t’u jap minuta atyre që kthehen nga dëmtimet dhe duhet të pushojne ata që luajnë shumë. Në këtë moment shumë të ngarkuar mendova se ishte zgjedhja e duhur te beja ndryshime dhe ndaj vendosa ashtu”.

Grupi veshtiresohet tani” “Grupi nuk llogaritet tani, ne duam t’i përgjigjemi menjëherë ndeshjes së radhës, duam të marrim pikë dhe do te duhet ta bejme përsëri me Chelsean dhe të mos vëmë bast gjithçka për dy ndeshjet e fundit”.

Nga vjen disfata e sotme? “Nga një mbrëmje më pak se optimale. Ne i trajtuam keq shumë topa, duke ua dhënë shpesh kundërshtarëve. Ne bëmë pak për cilësitë tona, nuk ka asgjë tjetër veçse një ditë në të cilën duhej të ishim shumë më të kthjellët. Nuk ia dolëm, pastaj humbem besimin dhe u ndanë”.

Çfarë nënkupton kjo disfatë? “Disfata e rëndë duhet të sjellë menjëherë një reagim të fortë. Ajo dhemb, por duhet të na japë akoma më shumë vendosmëri dhe vëmendje në përgatitjen për ndeshjen kundër Juventusit. Unë bëra ndryshimet për të lënë dikë të marrë frymë dhe për t’u dhënë minuta atyre që u kthyen”.

Si e keni parë De Ketelaere? “Reagimi me siguri do të jetë, e njoh grupin qe stervis. Ne donim një performancë tjetër, nuk ia dolëm dhe është keqardhje, por do të na bëjë të përgatitemi më mirë për tjetrin. Sa i perket De Ketelaere, seshte e drejte te qelloni te individet. Duhet të shikojmë ekipin që nuk ka bërë mirë dhe për këtë arsye ka ndikuar edhe në lojën e lojtarëve”.