Pioli: “Nuk jemi më të rinj! Goli i parë? E pashë që edhe Empoli e bënte…:

Stefano Pioli, trajneri i kuqezinjve, është prezantuar për SkySport në fund te Empoli-Milan 1-3. “Është fitorja e grupit, e Milanit, si gjithmonë. Ne jemi një grup koheziv, i disponueshëm, i etur për t’u rritur.
Mund të ndodhin lëndime, por ne vazhdojmë sepse jam me fat që kam shumë lojtarë, të gjithë në dispozicion, të gjithë brenda projektit. Sot ka gëzim: ishte i veçantë dhe intensiv; ne duhej të shënonim në pjesën e parë, pastaj u përçamë me lëndime, pastaj e morëm ne dore, e humbëm dhe e rimorem prap”.
Në këtë mënyrë fitohen edhe kampionatet… “Fitore e vullnetit dhe shpirtit, por jo sepse i dinim rezultatet e të tjerëve. Është shumë herët. Filloi një seri e re e sezonit dhe e dinim se sa e rëndësishme ishte të fitonim.
Empoli luajti mirë dhe na krijoi vështirësi. Ndeshja ishte e mrekullueshme. Por e prishen lëndimet qe i kanë hequr referenca dhe ne e kemi paguar, por skuadra … lojtarët e mi gjithmonë më emocionojnë”.
A peshon fakti se skuadrat e vogla kane me pak lojtare neper kombetare dhe e pergatisin me mire? “Empoli e shfrytëzoi më mirë pushimin, por ne e nisëm lojën shumë mirë, me ide të qarta dhe të përgatitura mirë.
Pashë një ekip të gatshëm mendërisht dhe taktikisht, edhe nëse golat dhe dëmtimet na vunë në vështirësi… Krunic luajti. Në vend të Saelemaekers. Më pëlqeu skuadra. Sot pashë Chelsean: do të jetë e vështirë, do te na duhet shume mund”.
Më pas trajneri shpjegoi origjinën e golit të parë te Rebic qe lindi nga rivenia e shpejte e Tonalit ne drejtim te Leaos, duke zbuluar një anekdotë kurioze: “E mora si frymezim golin e parë nga Empoli, pashë që ata po bënin rivënie shumë të shpejta dhe kështu mora një shenjë nga taktikat e tyre…”.
Më pas trajneri foli për mentalitetin: “Nga pikëpamja e mentalitetit ne kemi bërë një hap shtesë. Ne nuk jemi më të rinj, të rinjtë e vërtetë janë 2002/2003. Tani jemi më të vetëdijshëm, fitorja e Scudetto-s na ka ndërgjegjësuar dhe djemtë tashmë e dinë se sa vlejnë”.



