Po pret prej kohësh ftesën e Rejës, shqiptari zgjidhet lojtari i muajit në Angli

Anis Mehmeti është duke kaluar një formë fantastike në Angli. Lojtari i ëycombe është protagonist në League One, teksa ka realizuar pesë gola në këtë nisje të kampionatit.
Ndërkohë ky futbollist është përzgjedhur mes më të mirëve për lojtarin e muajit shtator në League One, një arritje jo pak e vogël për të.
Megjithatë Mehmeti mbetet ende në pritje të një ftese nga Kombëtarja A, pasi është grumbulluar vetëm nga Alban Bushi te Shpresat e U-21.
Ajo që duhet theksuar është fakti se pavarësisht se bëhet fjalë për nivelin e tretë të futbollit anglez, ky kampionat është më tepër konkurrues sesa nivelet e dyta të shumë kampionateve të tjera në Europë.
Kur Reja grumbullon lojtarë që luajnë në ligën e parë dhe të dytë të Danimarkës, Hungarisë, Turqisë, pse mos të ftojë dhe një lojtar të tillë?
Aq më tepër që Shqipëeisë i duhet shumë për momentin një lojtar fantazist si Mehmeti, edhe pse Reja duket se nuk i ka fort qejf këta lojtarë.
Your PFA @VertuMotors League One Fans’ Player of the Month nominees for September.
🔴 @jevanibrown
🔵 @ConorChaplin10
🔴 @DC44_X
⚪️ Ellis Harrison
🔵 @AnisMehmeti
🟢 Morgan WhittakerVote for your winner 🗳 ⤵️
— Professional Footballers' Association (@PFA) October 6, 2022





