Polemika mbi golin e Rebic dhe rivënien e Tonalit, por ishte Empoli ai që e nisi hilen. Pioli thjesht zbatoi tolerimet e arbitrit (VIDEO)

Ndeshja e javes së tetë të Serisë A mes Empolit dhe Milanit dha një spektakël të shkëlqyer, veçanërisht loja u zhbllokua në finale dhe u shënuan tre gola në kohen shtese. Tre pikë të arta për skuadrën e Stefano Piolit në vazhdim të garës së kampionatit, një paraqitje e mirë e skuadrës së Zanettit.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 79-të me një gol i Rebic pas pavëmendjes së Empolit dhe kanë nisur protestat nga pankina e toskaneve. Tonali e kaloi piken ku duhet ta hidhte topin me duar me rreth 10 metra përpara. VAR nuk mund të ndërhyjë në këto situata,  pasi ishte një pakujdesi e arbitrit dhe ndihmësve…

“Tonali kryen rivenien e topit ne fushe thuajse 10.46 metra përpara pikës ku doli. Kam diskutuar me arbitrin dhe jo me Piolin. Mendoj se ishte gol i parregullt”… Trajneri i Empolit, Paolo Zanetti ka ngritur zerin pas ndeshjes.

Nje aksion i shpejte duke qene se askush nuk e vuri re. Ne fakt, ne ate moment, Pioli eshte ai qe mer topin tjeter pasi ai i fushes kishte dale jashte dhe ia hedh Tonalit duke i thene shiko Leaon bosh perpara i distancuar nga te tjeret. Mesfushori menjehere ekzekuton rivenien fort, duke gjetur portugezin qe futet ne zone dhe asiston per golin e Rebic.

Per kete episod ka nderhyre edhe Luka Marelli, ish-arbitri i njohur qe te DAZN ka komentuar: “Topi del tre metra pas vijës së mesfushës. Pioli e kap dhe ia kalon Tonalit, i cili shtyhet rreth 9 metra përpara. Në këto raste duhet të kthehet mbrapsht rivenia sepse ai ka fituar disa metra, por VAR-i nuk mund të ndërhyjë ne situata me topin jashte fushe pasi aty gjykon arbitri ose virojtesi”.

Suksesi i Milanit është fitorja e guximit, e grupit por edhe e dinakërisë së asaj rivënieje – “Qendron! Unë isha aty – pranon mesfushori kuqezi – trajneri më dha topin në dorë. E kam hedhur, nuk e di ku kam qenë ne ate moment, është e vështirë të kuptosh në një sekondë se ku doli ai top por nese do te mendoja se ku doli trajneri do me kishte ngrene te gjalle.

Duhet të veprosh shpejt. Më pas do të ishte arbitri qe do te vendoste ne rast se do të kthehej mbrapsht ajo rivenie. Goli erdhi nga kjo rivënie paksa e zgjuar, le të themi. Ishte gjëja e duhur për të bërë ne ate moment”, komentoi Tonali!

Por, si lindi e gjitha kjo? E thjeshte: “Pashe riveniet e Empolit dhe po benin te njejten gje dhe madje shpejt. Atehere, pse te mos e benim dhe ne, meqe ne fushe jemi te barabarte kur luajme?!”, tha trajneri Pioli. Dhe ne fakt, imazhet i japin te drejte. Pikerisht te ky moment erdhi edhe ideja e trajnerit kuqezi.

Topi del rivenie per Empolin, Parisi e mer dhe ecen disa metra perpara, teksa trajneri kuqezi shihet t’i thote je shume perpara eshte ketu mbrapa pika e daljes. Lojtari i Empolit ben sikur nuk e degjon dhe vazhdon…