Policia e Kosovës plagos një të dyshuar gjatë një aksioni në Prishtinë
Aktualitet
11 muaj më parë

Policia e Kosovës njofton se një efektiv i saj ka plagosur me armë një person, gjatë një operacioni për kapjen e një të dyshuari në Prishtinë.
Në komunikatën zyrtare mësohet se efektivët kanë shkuar për kontroll në banesën e të dyshuarit, por kur ai i ka parë iu ka drejtuar pistoletën.
Nisur nga rrethanat, efektivi i policisë ka reaguar më shpejt dhe ka qëlluar ndaj të dyshuarit B.B. i cili për pasojë ka mbetur i plagosur.
Policia, ndërkohë njofton se vijon puna për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.





