Portreti i Putinit i ndërtuar me fotot e luftës në Ukrainë

Portreti më origjinal dhe më dramatik i Vladimir Putinit është krijuar nga një fotograf bjellorus. Pavlo Krychko përdori 1500 screenshot dhe fotografi të marra gjatë luftës 57-ditore të Rusisë kundër Ukrainës.

Imazhe të papërpunuara, të pamëshirshme që shkrihen për të formuar tiparet e tij dhe bëhen materializimi i barbarizmit të atyre që urdhëruan bombardimin e civilëve.

Shihen aty ndërtesat e djegura, kryqet në oborret e Buçës ku varroseshin të vdekurit me nxitim, ikja nga spitali i fëmijëve në Mariupol, kufomat e braktisura në rrugë nga rusët.

“Tmerri, dhimbja, vuajtja, vdekja, fatet e shkatërruara, krimet, çnjerëzorja, e keqja janë të gjitha në këtë foto.

Duke parë të gjitha këto foto ende e kam të vështirë të kuptoj njerëzit që mbështesin Putinin”, – ka shkruar Krychko në profilin e tij në Facebook.