Potter: Mezi pres të zbresim në San Siro, por e di se çfarë na pret aty…

Graham Potter, trajneri i Chelseat, ka dale perpara gazetareve ne konferencën për shtyp. “Ekipi luajti shumë mirë, ne përfunduam me një portë të paprekuar, punuam mirë edhe këtë javë. Vërtet një fillim i mirë mund te them”.
Çfarë do të thotë për ju një garë e tillë? “Unë jam trajneri i Chelsea, duhet të përgatitem mirë për ndeshjet dhe kemi nevojë për përqendrim. Chelsea-Milan është një lojë fantastike dhe fitorja ishte edhe më shumë. Tani duhet të rikuperohemi dhe të jemi gati për ndeshjen e kthimit të martën”
A shtyhet James nga konkurrenca në kombëtare me Alexander-Arnold? “Ai është një lojtar spektakolar, ai është duke u përmirësuar vazhdimisht. Jam i lumtur që punoj me të, ai mund të luajë çdo ndeshje në botë dhe unë vetëm duhet ta çoj atë në potencialin e tij më të mirë. Ai mund të bëhet një legjendë e Chelseat, por të bëjë se ai duhet të fitojë”.
Lëndimi i Fofana? “Nuk e dimë ende, por kjo është e vetmja gjë negative për këtë mbrëmje. Ka një shqetësim, por duhet të presim kontrollet mjekesore dhe me pas te themi se si eshte gjendja e tij dhe se sa do te mungoje”.
A ka tashmë diçka ndryshe nga Tuchel? “Ne kemi punuar mirë dhe shumë, lojtarët janë përgjigjur mirë ndaj metodave të mia dhe unë jam i impresionuar me mënyrën se si ata po luajnë dhe ndershmërinë me të cilën po punojnë. Meritat janë të gjitha, unë jam pjesë e ekipit por vetëm kam për t’u kujtuar atyre se ata mund të luajnë në nivelin e shfaqur ndaj Milanit”.
Kthimi do te jete në San Siro, si e prisni? “Mezi presim. Është një stadium i jashtëzakonshëm, tashmë e kemi parë mbështetjen e tifozeve te tyre këtu dhe do të duhet të jemi gati sepse do të jetë një ndeshje shumë e komplikuar per ne duke njohur publikun e tyre”.



