Prapaskena Adli, dy klube të Serie A të refuzuara dhe gjithmonë i buzëqeshur edhe pse nuk luan. Vendimtare biseda e Maldinit

Ndër lojtarët që tifozët e Milanit prisnin më shumë te shihnin ishte emri i Yacine Adli, mesfushorit sulmues i ardhur nga Bordeaux i cili kishte shfaqur cilesi te mira gjatë parasezonit të verës së kaluar.
Megjithatë, ajo periudhë kohore nuk përkon me kohën aktuale të lojës në Serie A, me Adli që aktualisht është lojtari i dytë më pak i aktivizuar nga Stefano Pioli.
Për çfarë shkaktohet kjo mungesë hapësire? Me siguri duhet kërkuar në kontributin e dhënë nga Diaz, me mesfushorin sulmues spanjoll që është gjithnjë e më shumë në qendër të projektit të kuqezinjve pas disa muajsh ulje-ngritje. De Ketelaere kërkon hapësirën e tij edhe në manovrën e Piolit dhe duke e bërë këtë hapësira për Adlin bëhet gjithnjë e më pak.
Pse mesfushori francez qëndroi te Milanello? A nuk ishte më mirë ta linin në huazim në një klub të Serisë A dhe të rritej në një mjedis me më pak presion? Siç raportohet nga Calciomercato.com, lojtari do të kishte pasur një bisedë me Paolo Maldinin…
Drejtuesi do t’i kishte bërë të kuptonte rëndësinë e lojtarit për klubin e Milanit, duke e këshilluar që të vazhdonte të luante me fanellën e Milanit dhe te stervitej fort.
Për menaxherin e kuqezinjve, Adli ka cilësi të rëndësishme dhe koha e tij do të vijë nëse ai është gati në stërvitje. Lojtari është një element pozitiv në dhomat e zhveshjes dhe mendon se mund të kontribuojë në kauzën e kuqezinjve.
Pikrisht biseda e Maldinit ka qetesuar Adli qe gjithashtu ne festimet kuqezi pas ndeshjeve eshte me i gezuari dhe nuk shfaq shenja nervozizmi apo trishtimi…
Në janar, lojtari u kërkua nga Sampdoria dhe Cremonese, klube që do t’i kishin lejuar të shprehej pa presion dhe do t’i jepnin kohë të rëndësishme për të luajtur në ligën tonë, por në fund fjalët e Maldinit e përmirësuan moralin e mesfushorit francez.



