Presidenti i Brugge pranon prapaskenat Milan-Lang! Maldini ka parakontratë?! Në janar vetëm me një kusht

Bart Verhaeghe, presidenti i Bruges, u intervistua nga Nieuwsblad.be dhe tregoi historikun e merkatos se veres duke pranuar me se fundmi se cfare ndodhi me Noa Lang, një anësor sulmues holandez i cili gjithashtu u ndoq nga Milani në verë:
“Noa ka marrë disa oferta, disa klube kanë biseduar me të, si Milani apo Leeds United, po ju a konfirmoj. Për ne ai kishte dritën jeshile për t’u larguar dhe transferuar ku te deshironte, por në fund ai zgjodhi të qëndronte.
Ai është një djalë shumë selektiv: mori një ofertë 18 milionë euro nga Lille, por ai e refuzoi atë dhe mori vendimin. Na tha se donte të qëndronte. Tani po fokusohemi shumë te karakteri dhe klasi i tij per te ndertuar sezonin dhe te ardhmen”.
Por, sipas medieve italiane, perzgjedhja e Lang vjen edhe ne lidhje me Milanin! Si? Skenari eshte i thjeshte: me anësorin e majtë do të kishte një lloj marrëveshjeje të pashkruar sipas së cilës ai mund t’i bashkohej kuqezinjve verën e ardhshme.
Megjithatë, menaxhmenti dëshiron të parashikojë kohën dhe të veprojë që në janar. Për t’u sakrifikuar mund të jetë Ante Rebiç, gjendja fizike e të cilit është e luhatshme prej disa kohësh. Kroati sigurisht që nuk diskutohet për nga vlera.
Megjithatë, disa shqetësime mbeten të lidhura me gjendjen fizike dhe madje fillimi i këtij sezoni ka rikthyer një lojtar tejet të brishtë që tashmë eshte pare edhe ne vitet e shkuara…



