Presidenti i Bylis merr vendimin e prerë: Kridens Meta në VAR dhe kjo kastë arbitrash nuk vijnë më në Ballsh

Partizani ka arritur që të fitojë thellë ndaj Teutës së Shkëmbit në shifrat 1-4. Të kuqtë kaluan të parët në avantazh nëpërmjet Hotit, pas 2 minutash loje, teksa gjithçka u barazua me anë të Grudës. Më pas ishte Da Silva, sërish Hoti dhe Skuka që vendosën historinë e takimit. Kështu kryeqytetasit dalin nga një moment jo i mirë, ndërsa “djemtë e detit” fundosen sërish.
Nga krahu tjetër Vllaznia i ka marrë një fitore Bylisit, nga ato që janë jo pak të hidhura. Shkodranët ishin cinik duke fituar me shifrat 2-1 falë golave të Markut dhe Jonuzit. Damcevski do të shkurtonte diferencat në të 82, por kjo nuk mjaftoi që ekipi i tij të dilte me pikë.
Perla e Jonuzit do t’i godiste ballshiotët në momentin e tyre më të mirë ku kërkohej barazimi, teksa e ngritën jo pak nivelin në pjesën e dytë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:
Presidenti i Bylisit: “Kur Antoni Beji shkoi vetëm për vetëm me porterin dhe arbitri ndaloi lojën. Ishte shumë flagrant. Ishte 1-0 dhe ne do të barazonim.
Pastaj ishte dhe rasti i penalltisë në fundin e ndeshjes. E kam parë që në fillim të ndeshjes një tendencë për të favorizuar Vllazninë. Është një kastë e vjetër, arbitra që duan të dëmtojnë Bylisin. Beqiri me bilbil në gol dhe Kridensi te VAR.
Këta arbitra nuk do të jenë kurrë kur luan Bylisi. FSHF ka bërë shumë progres, por këta arbira po na dëmtojnë. Nuk ka më Kridens Meta te VAR dhe kasta e vjetër. Duam arbitra të rinj, ata na kanë drejtuar mirë.



