Prezantuesja u përgjigjet sharësve në rrjet: “Pse duhet të na çash tra*pin me flokët e mi në këtë foto të bukur?”

Mara Venier po përgatitet për edicionin e ri të “Domenica In”, por fillimisht ka dhënë një intervistë për “La Stampa” në të cilën u përvishet “sharësve” nëpër rrjetet sociale.

Ajo është një nga prezantueset më të njohura për të rinj dhe të moshuar, por edhe ajo është “pre” e sharësve social! Megjithatë, ndryshe nga disa VIP-a, prezantuesja veneciane u përgjigjet këtyre luanëve të tastierës me përgjigjet që janë bërë virale.

Nje shembull? Ditët e fundit, Venier iu përgjigj: “Pse duhet të na çash tra*pin me flokët e mi në këtë foto të bukur?” një përdoruesi që e nxiti të shkonte te parukierja për të ndryshuar pamjen se i kishte flokët rrëmujë.

Një tjetër, e quajti të shëndoshë dhe ajo u përgjigj: “E dashur, për fat të keq e shoh veten të detyruar të të dërgoj në të sat ëme“. Përgjigje që kanë hasur në vlerësimin e fansave dhe jo vetëm.

E intervistuar, prezantuesja me të drejtë vendosi pikat në “i” duke specifikuar: “Sharësit në rrjet? Janë femra dhe çdo gjë nis me pakënaqësitë e tyre personale.”

Që kur rrjetet sociale kanë pushtuar, gjithnjë e më shumë njerëz të famshëm dhe jo vetëm e gjejnë veten duke “duruar” komentet dhe akuzat vulgare nga njerëzit e thjeshtë që fshihen nën pseudonime false. Këta janë “luanët e tastierës” më të njohur që nuk kanë guximin as t’i vënë fytyrën!