Princ Vali Corleone shkon të argëtohet me 4 vajza në hotel, ato i marrin me stil Audin 100 mijë eurosh dhe i thonë “bye-bye”

Telashet nuk kanë fund për Vali Corleonen, personazhin e njohur të rrjeteve sociale, i cili gjithmonë bëhet kryefjalë e mediave online.
Ai raportohet se është futur në një kurth nga 4 vajza, me të cilat dëshironte të kalonte natën në një motel në orët e para të mëngjesit të së martës.
Vali Corleone kishte shkuar në një motel në Gjilan së bashku me dy vajza, njëra shqiptare dhe tjetra serbe. Por treshja nuk ishte vetëm, pasi në motel iu janë bashku edhe dy vajza nga Maqedonia e Veriut, raporton Gazeta Sinjai, që e kishin futur në grackë.
Në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ato i kanë marrë Princit makinën luksoze Audi SQ7 me vlerë 100 mijë euro dhe janë zh dukur.
Tri ditë më pas, Corleone ka rrëfyer ngjarjen në polici. Ai para hetuesve ka treguar se kush është njëri nga të dyshuarit, ndërsa për personin e dytë nuk e ka njihte.
Njësitet policore me të marrë informacionin janë vënë në lëvizje që të kapin personat e dyshuar, teksa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Gr abitje’.







