Probleme për Theo dhe Calabria, dy lajme negative nga Milanello! Situata

Dy lajme të këqija kanë mbërritur për Milanin pas humbjes së mbrëmshme kundër Napolit në San Siro pasi dy mbrojtësit kryesorë kanë pësuar lëndime gjate ndeshjes me ekipin e Spallettit.

Sipas asaj që ka dale nga Milanello, Theo Hernandez nuk do të marrë pjesë në grumbullimin e ardhshëm ndërkombëtar me Francën për shkak të një problemi muskulor që do të vlerësohet në ditët në vijim me teste instrumentale.

Ai duhet te udhetonte per ne France por eshte anuluar gjithcka diten e sotme dhe do te qendroje ne Milano per t’u kuruar. Ndërkohë, Davide Calabria pësoi tendosje muskulore në fleksorin e tij dhe u hoq në pjesën e parë gjatë ndeshjes së mbrëmshme dhe edhe ai do të vlerësohet kur të rifillojnë stërvitjet.

Sigurisht që shpresa duhet të jetë që në të dyja rastet të jetë më shumë një masë parandaluese në krahasim me diçka më serioze që mund të rrezikojë shanset e tyre për të marrë pjesë në ndeshjet pas pushimit ndërkombëtar, me ndeshjet kundër Empoli, Chelsea (dy here) dhe Juventus ne kampionat, ne nje tur te vertete cdo tre dite.

Jane dy demtime qe sipas asaj qe thuhet mund te duan 10 dite per t’u rikuperuar ndaj edhe te Milani per momentin jane te qete edhe pse fillimisht duhet te analizohen me ekzaminime mjekesore.