Pse Albert Ajnshtajn refuzoi të bëhej president?

Albert Ajnshtajn ishte një gjeni i papërsëritshë në fushën e fizikës, por edhe një politikan që trajtonte çështje të rëndësishme. Ai, për shembull, ka mbështetur Izraelin.

Mendja e tij e ndritur ka gjetur zgjidhje të jashtëzakonshme për të përmirësuar marrëdhëniet në çdo pjesë të botës, megjithatë, politikanët nuk i kanë aprovuar teoritë e tij.

Ajnshtajni ishte një intelektual, gjithmonë në kërkim të dijes dhe të kënaqësive të jetës. Në vitin 1952, David Ben Gurion, kryeministër i Izraelit në atë kohë, deklaroi se do të propozonte Albert Ajnshtajnin për rolin e presidentit.

David Ben Gurion tha se Ajnshtajni ishte hebreu më i madh në botë, prandaj ai duhet të ishte Presidenti i Shtetit të Izraelit. Më 16 nëntor 1952, Gurion i shkroi një letër ambasadës së Izraelit në Uashington.

Shefi i kësaj ambasade në atë kohë ishte Abba Ebn, një i njohur i Gurionit, i cili i kishte kërkuar të zbulonte nëse Ajnshtajni do të ishte i interesuar të bëhej President i Izraelit. Në këtë rast, ai do të duhej të emigronte menjëherë në Izrael për të fituar nënshtetësinë e tij si izraelit përpara se të bëhej zyrtarisht kandidat.

Më 18 nëntor 1952, Ajnshtajni i shkroi një letër direkt Gurionit, ku shprehu arsyet e refuzimit të kësaj oferte që vjen një herë në jetë. Kjo është letra që ai shkroi:

“Jam super i prekur nga oferta e shtetit të Izraelit dhe në të njëjtën kohë i trishtuar dhe i turpëruar, sepse nuk mund ta pranoj. Gjithë jetën më është dashur të merrem me gjëra objektive, pra më mungon si aftësia e natyrshme, ashtu edhe përvoja për të ushtruar detyrat zyrtare.

Vetëm duke marrë parasysh këto arsye, unë nuk i duhuri për të kryer detyrat zyrtare. Unë jam edhe më i trishtuar nga këto rrethana, pasi marrëdhënia ime me popullin hebre është bërë lidhja më e fortë njerëzore që kam”.

Megjithatë, prej kohësh është spekuluar se arsyet e refuzimit ishte për shkak të dyshimit të fizikantit në lidhje me ndarjen territoriale të hebrenjve nga arabët. Ajnshtajni ishte një pacifist dhe në këtë kuptim, vizioni i tij do të ishte i ndryshëm nga ai i njerëzve që duhet të kishte udhëhequr.