Reagon Shakira pasi u tha se përfundoi në spital pas tradhtisë së Pique!

Këngëtarja e njohur Shakira dhe futbollisti Pique kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të ndarjes së tyre.

Në media qarkulloi lajmi se Shakira pas ndarjes nga Pique u pa në një ambulancë për shkak të gjendjes së saj të rënduar mendore.

Së fundmi në lidhje me këto lajme ka reaguar Shakira me anë të një postimi në Twitter dhe ka sqaruar se ka përjetuar një moment të frikshëm kur babai i saj u dërgua në spital javën e kaluar.

“Djema, po marr shumë mesazhe shqetësimi se jam parë në një ambulancë në Barcelonë kohët e fundit. Dëshiroj t’ju bëj të ditur se ato fotografi janë nga fundjava e kaluar kur babai im për fat të keq pësoi një aksident, u rrëzua dhe u dëmtua keq dhe e shoqërova me një ambulancë në spitalin ku ai po trajtohet tani. Ju lutem dërgoni të gjitha urimet tuaja më të mira për të dhe ju falënderoj të gjithëve si gjithmonë për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj”, ka shkruar ajo.

Reagon Shakira pasi u tha se përfundoi në spital pas tradhtisë së Pique! Reagon Shakira pasi u tha se përfundoi në spital pas tradhtisë së Pique!