Rebic nga minuta e parë, e njeh “tokën kroate”. Provokon Dinamo-n: “Split ishte tjetër gjë” Goli i tij i parë 17 vjeç në Maksimir (VIDEO)

Nesër në Zagreb është një ndeshje që Milani duhet ta fitojë me çdo kusht për të vazhduar garën drejt kualifikimit në fazën eliminatore të Champions League. Dhe për këtë Stefano Pioli duket i gatshëm të fusë në fushë një formacion sa me konkurrues…

Sulmuesi i Milanit, Ante Rebic ka folur për Milan TV në prag të ndeshjes kundër Dinamo Zagrebit dhe ka shprehur mendimet e tij për ndeshjen e nesërme në Kroaci. Aty ku ai ka veshur fanelen e RNK Split per 2 vite. Këto janë fjalët e futbollistit kroat.

Për Dinamo Zagreb: “Dinamo eshte një kundërshtar i madh siç e treguan edhe në ndeshjen e parë. I kemi analizuar mirë dhe ua dimë dobësitë: shpresoj t’i marrim tre pikët dhe t’i afrohemi objektivit”.

Për kalimin e turnit: “Është shumë e rëndësishme për punën tonë në tre vitet e fundit. Vitin e kaluar arritëm në fazën e grupeve dhe këtë vit duam të bëjmë një hap më tej dhe të përfundojmë në raundin e 16-të”.

Për Champions League: “Një tjetër kompeticion me skuadra që luajnë futboll të ndryshëm: ka gjithmonë cilësi të lartë. Do të duhet punë e vështirë, por ne do te bëjmë mirë”.

Për kthimin në Kroaci: “Maksimir nuk është aq i nxehtë në krahasim me stadiumin e Splitit, por është bukur të rikthehesh në Kroaci. Fusha me siguri do të jetë perfekte, stadiumi pak më pak… Le të shkojmë atje për të bërë më të mirën”.

Pioli eshte i orientuar për të rreshtuar Rebic kundër Dinamos. Në fund të fundit, Stadion Maksimir për kroatin ngjall kujtime të ëmbla. Këtu ai shënoi golin e tij të parë profesional, në 21 maj 2011. Ai ishte 17 vjeç në atë kohë dhe luajti për RNK Split.