Reja dhe Shqipëria e kanë injoruar prej kohësh, Sadiku shënon golin e tretë radhazi në Spanjë (video)

Armando Sadiku është bërë sërish protagonist në Spanjë, me Kartagjenën, duke gjetur golin e katërt në La Liga 2 dhe të tretën radhazi.

Sulmuesi kuqezi tundi rrjetën për skuadrën e tij që në minutën e 10’ duke e kaluar atë në avantazh me një gjuajtje brenda zonës.GOLI I SADIKUT

Kujtojmë që ai nuk u grumbullua sërish nga Edi Reja në Kombëtaren shqiptare, në dy sfidat e fundit të Ligës së Kombeve.

Sulmuesi shpreson që me golat e tij, të arrijë të fitojë besimin e trajnerit Edi Reja për një rikthim të mundshëm në Kombëtare.

Sadiku u largua verën e kaluar nga Las Palmas pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit përsa i përket rrogës.

Sezonin e kaluar, Sadiku shkoi me Las Palmas në play-off por në fund nuk arritën dot të siguronin biletën për t’u ngjitur në La Liga.