Reja e injoroi, sulmuesi kuqezi bëhet lojtari më i shtrenjtë tek ekipi i tij

Ernest Muçi ka arritur vlerën e 1.5 milionë eurove sipas Transfermarkt. Sulmuesi i Legias së Warszawa ka pësaur një rritje të vlerës së tij falë formës së mirë që po kalon. Kjo e ka ngjitur sulmuesin e talentuar në krye të listës së ekipit, si lojtari më i shtrenjtë.

Ernest Muçi nuk ishte pjesë e dy takimeve të Kombëtares ndaj Izrael dhe Islandës, por në ndeshjen miqësore që Legia zhvilloj ndaj Rzeszow ka arritur të realizoj golin e parë të takimit. Muçi vijon të bëjë progres në aspektin individual.

Reja e injoroi, sulmuesi kuqezi bëhet lojtari më i shtrenjtë tek ekipi i tij

Edicioni i fundit i Nations League u mbyll në mënyrë zhgënjyese nga Kombëtarja Shqiptare e cila përfundoi e fundit në grupin e saj por duke shpëtuar nga rënia në Ligën C pas përjashtimit të Rusisë.

Me vendin e 3 në grup, kuqezinjtë mësojnë edhe vazon ku do të bëjnë pjesë dhe gjithashtu kundërshtarët e mundshëm në edicionin e ardhshëm të vitit 2024 që i gjen përsëri në Ligën B.

Ja të gjitha vazot e Ligës B: VAZO 1 Anglia, Çekia, Uellsi, Austria VAZO 2 Finlanda, Ukraina, Islanda, Norvegjia

VAZO 3 Sllovenia, Irlanda, SHQIPËRIA, Mali i Zi VAZO 4 Greqia, Turqia, Gjeorgjia, Kazakistani