Reperi shqiptar ka rënë brenda kokë e këmbë me Dua Lipa, vetëm se ajo s’ia var fare (foto)

Azet duket se është fiksuar keq me Dua Lipën. Që pasi e takoi në “Sunny Hill Festival”, që u mbajt në Prishtinë muajin e kaluar, Azet ka bërë shpesh postime për të.

Fillimisht ai bëri një postim ku krahas fotove shkruante se “është i zënë”, duke e shoqëruar me dy emoji: një emoji zemër të kuqe, dhe një emoji kyç i mbyllur i cili përdoret kryesisht për çiftet.

Më pas kur pa që Dua nuk i kushtoi vëmendje, reperi publikoi në Instagram foto të tijën dhe një imazh të personazhit të filmave të animuar ‘Mickey Mouse”, i cili dukej i trishtuar dhe shkruante: “Jam single përsëri”, duke etiketuar Duan me një emoji të mërzitur.

Së fundmi dikush e ka pyetur Azetin nëse do ketë këngë me Duan. Ai është shfaqur i mërzitur me emoji-n e pikëlluar duke mos thënë asgjë më tepër. Dua ndërkohë s’ka ndërmend të reagojë!

Reperi shqiptar ka rënë brenda kokë e këmbë me Dua Lipa, vetëm se ajo s'ia var fare (foto)

Nderkohe Dua Lipa ishte në Francë për të marrë pjesë në dasmën luksoze të miqve të saj, Simon Porte Jacquemus dhe Marco Maestri. Ajo postoi disa foto duke treguar jo vetëm dasmën por edhe veshjen e saj mbresëlënëse. Ylli zgjodhi për këtë rast një fustan të bardhë transparent që i nxirrte në pah linjat e saj.

“Simon + Marko. Dashuri verore”, ka shkruar ajo. Dhe ajo vazhdoi: “Duke festuar dashurinë e këtyre dy njerëzve të veçantë në jetën time. Dita më e bukur, ceremonia dhe sigurisht festa më e madhe. Mirënjohëse që i përjetova këto momente lumturie të pastër me ju – Ju dua.”, shton ajo.