Ribashkimi Bora-Donald/ Fansat masakrojnë Borën në rrjet: “Femër pa karakter”

E ndërsa shumë fansa bënin tifo për ribashkimin e Bora Zemanit me Donald Veshaj, të shumtë janë edhe ata që janë kundër, për shkak të veprimit që bëri Donaldi ndaj saj.
Shumë e shohin si një veprim të ulët tradhtinë që Donaldi i bëri Borës me Beatrix dhe lojën që bëri me këtë të fundit.
Kjo vihet re, nga komentet e shumta që Zemani ka marrë në fotot që ka publikuar nga sfilata e Valdrin Sahitit.
Të shumtë i kanë cilësuar të gjithë ngjarjet që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit si një “lojë për vëmendje”, ndërsa Borën e kanë cilësuar si pa karakter.
Gjithashtu, nuk kanë nguruar t’i kujtojnë dhe romancën që lindi mes aktorit të humorit dhe këngëtares Beatrix Ramosaj, gjatë kohës që ishin në “Big Brother VIP”.
Ish-çifti janë parë pranë njëri-tjetrit në një tavolinë pas sfilatës së stilistit nga Kosova. Ndonëse, moderatorja tha pak javë më parë se mes tyre nuk ka asgjë, veprimet e fundit lënë vend për dyshime se ata janë rilidhur.







