Rikthehet makthi i lëndimeve: Milani, një rekord negativ në Serie A. Askush si kuqezinjtë, Juventusi vjen i dyti

Luan mirë, ka humbur vetëm një herë që nga fillimi i sezonit dhe krenohet me një skuadër të re dhe konkurruese. Të shumta janë pikat e forta të Milanit në këtë fazë të parë të kampionatit 2022-2023. Kampionët e Italisë po luajnë në përpjekje për të përsëritur triumfin e vitit të kaluar.

Por për të komplikuar planet, ka të dhëna dhe shifra që janë vërtet katastrofike nga një këndvështrim jashtëzakonisht i veçantë dhe i rëndësishëm. Po flasim për demtimet. Milani në javët e fundit po lufton me ndalesa të shumta, duke përfshirë problemet e muskujve dhe traumat reale që u kanë ndodhur lojtarëve të tyre.

Mendoni vetëm për ndeshjen e së shtunës në Empoli. Pas vetëm një ore lojë Stefano Pioli iu desh të regjistronte tre demtime dhe zevendesime te detyruara. Shtrëngimi i gjurit të Saelemaekers fillimisht, lëndimi i muskujve të Calabrisë më pas dhe në fund edhe problemi i Simon Kjaer.

Jashte nderkohe ishin Maignan, Theo Hernandez, Messias, Florenzi dhe Ibrahimovic, të padisponueshëm për probleme të ndryshme muskulare. Pa harruar edhe dëmtimet e javëve të fundit që i kanë ndodhur Origit, Rebic dhe Krunicit. Nuk është rastësi që Milan është i pari në tabelën e ligës së lëndimeve në të gjithë Serinë A.

Milan ka numëruar deri më tani 11 raste të lëndimeve që nga fillimi i sezonit. Rekord absolut negativ, i ndjekur nga 10 demtimet e pësuar te Juventusi. Nuk është rastësi që Napoli dhe Lazio, ndër skuadrat më të shkëlqyera në këtë fazë të kampionatit, kanë numëruar deri më tani vetëm nga 3 të dëmtuar. Simptomat e një sezoni të shpejtë plot angazhime të ngushta.

Rikthehet makthi i lëndimeve: Milani, një rekord negativ në Serie A. Askush si kuqezinjtë, Juventusi vjen i dyti