Rikthim i bujshëm, mesfushori shqiptar firmos për Olympiakos

Pajtim Kasami rikthehet në Greqi pas pesë vitesh. Qendërmesfushori me origjinë shqiptare, i cili numëron 12 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Zvicrës, ka firmosur me Olympiacosin.

Kjo nuk do të jetë aventura e tij e parë me rekordmenët e futbollit grek, pasi 30-vjeçari luajti në Pire edhe në vitet 2014-2016.

Një afrim me kosto zero për Olympiacosin, pasi Kasami qëndronte pa ekip prej muajit korrik, kur i dha fund aventurës me helvetët e Baselit.

Gjatë aventurës së tij të parë me ekipin grek, mesfushori fitoi dy tituj kampionë dhe një Kupë Greqie, ndërkohë që realizoi 9 gola në total në 66 ndeshje.

Rikthim i bujshëm, mesfushori shqiptar firmos për Olympiakos

Kujtojmë që Olynpiakos ka bërë një merkato të shkëlqyer me emra të mëdhënj këtë verë dukë afruar lojtarë ‘big’ si Marcelo apo James Rodriguez.

Synimi i këtij klubi është jo vetëm triumfi i padiskutueshëm në Greqi, por të bëjë mirë edhe në kompeticionet europiane si Europa League.