Rinovimi i Leao-s dhe Bennacer, Maldini shuan heshtjen! “Ja si qëndron situata”

“Ne mund të mos jemi gati për të arritur në finale këtë vit, por të ëndërrosh nuk kushton asgjë. Sipas mendimit tim, të mëdhenjtë e tjerë nuk duan të përballen me ne. Ne jemi prapa disa klubeve, por po ndjekim një rrugën dhe po e bëjmë shpejt.

Pastaj është fusha ajo që flet dhe nëse ndodh që të jemi protagonistë duhet të shfrytëzojmë rastin”. Paolo Maldini komenton keshtu Champions League dhe sigurisht ai qe e ka fituar kete trofe disa here e di mjaft mire.

Për kapërcimin cilësor në Europë: “Është më e ndërlikuar sepse niveli është më i lartë. Krahasuar me vitin e kaluar kemi ndërgjegjësim më të madh. Një vit më shumë vlen shumë”.

Për merkaton e verës: “Jam i kënaqur me merkaton e transferimeve që kemi bërë. Objektivat mund të ndryshojnë. Mendoj se skuadra e këtij viti është më e fortë se vitin e kaluar dhe e kam thene edhe here te tjera”.

Për rinovimin e Leaos: “Ne kemi filluar të flasim për këtë teme prej kohesh me Leao, Bennacer dhe Kalulu. A është më i komplikuar rinovimi i Leaos? Çdo rinovim mund të jetë më i komplikuar ose më i lehtë. Vullneti i lojtarëve vlen shumë, vullneti i klubi eshte gjithmone prezent”.

Për pronësinë e re: “Shanset e Milanit tashmë këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të jenë më të mëdha sepse do të ketë më shumë të ardhura. Për të konkurruar për Champions League, ne e dimë se nevojiten më shumë. Më shumë të ardhura, më shumë investime, është matematikore. Por duke ëndërruar, është detyrë, përndryshe nuk do të isha këtu”.