Rinovimi i Leoa-s, situata duket alarmante! Rriten kërkesat e Mendes, pasi Maldini pret sinjalin e RedBird. Por Guardiola dhe Chelsea…

RedBird Capital mban çelësin e së ardhmes së Rafael Leaos pasi çmimi i tij vazhdon të rritet dhe interesi vazhdon të rritet gjithashtu… Calciomercato.com raporton se demonstrimi i Leaos në skenën më të madhe (dy asistime në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve deri më tani) shton një dinamikë shtesë në bisedimet për rinovimin e kontratës që skadon në 2024.
Gjatë verës, agjenti i tij Jorge Mendes i kërkoi Milanit 7 milionë euro neto në sezon për rinovimin e klientit të tij, por kjo shumë eshte e destinuar të rritet me kalimin e muajve dhe ndërkohë që ai vazhdon të jetë vendimtar për Stefano Piolin.
Për momentin nuk janë planifikuar takime të reja mes agjentit dhe drejtuesve te kuqezinjve, të cilët janë gjithashtu në pritje të sinjaleve nga presidenti i ri Gerry Cardinale për të kuptuar nëse do të ketë fondet e vëna në dispozicion për të kënaqur Leao dhe agjentin e tij, deri në të cilën kërkesat mund të të jetë 8-9 milionë euro në vit.
Koha po mbaron dhe kërcënimet po bëhen gjithnjë e më konkrete, pasi Chelsea ofroi 90 milionë euro në fund të gushtit dhe Manchester City i Pep Guardiolës qendron aty gati. Ne fakt, duket qarte se Grealish ka deshtuar dhe pikerisht pas Boterorit Pep mund te hidhet ne sulm per Rafa Leao!
Paolo Maldini është duke u mbështetur në vullnetin e lojtarit, por ka nevojë edhe për disa shenja nga RedBird dhe sidomos e di mjaft mire se te negociosh tani me Jorge Mendes qe te Leao sheh ate qe shishte dikur kur shiti Joao Felix, eshte gati e pamundur…



