Robert Aliaj e thotë për herë të parë: Në kohën e komunizmit përfundoja shpesh në rajonin e policisë dhe më jepnin dajak

Në emisionin “Aldo Morning Show” në tvklan është folur për temën “të jesh spiun, je i mirë apo i keq në sy të shoqërisë?” Në një video online ka qenë edhe artisti i njohur, Robert Aliaj, i cili tregon se në kohën e komunizmit ai shpesh përfundonte në Rajonin e Policisë dhe e rrihin sepse këndonte.

Robert Aliaj: Unë jam spiunuar shumë herë, në rajonin e policisë më çonin shumë shpesh, unë paraqitesha për të ngrënë dajakun tim.

–Kur thua dajak e ke në kuptimin figurativ? Robert Aliaj: Dajak, dru isha shumë i ri sepse unë këndoja. Mbyllnim me batanije dritaret dhe ishim rreth shoqëror i ngushtë, goca, çuna bënim party.

–Për çfarë moshe bëhej fjalë? Robert Aliaj: 18 vjeç. Shteti kishte qejf të të rrihte. Edhe tek një rreth i ngushtë merreshe vesh se çfarë kishim bërë ne të tjerët. Këndonim këngë italiane, amerikane.

–Pra ti haje dru se këndoje këngë, jo se kishe pirë? Robert Aliaj: Jo, jo fare sepse në party këndohej, krijohej një atmosferë që ishte nuk lejohej.

– Sa herë të kanë rrahur në polici? Robert Aliaj: Shumë herë, u bë si gjë e zakonshme kjo gjë. Mua duhet të ma fusje plumbin nëse doje të më ndaloje, shpëtova. Isha njeri që flisja, e për këtë spiunohesha.

Kur këndoja në estradën e shtetit me cirkun, largohej e gjithë orkestra. Iknin dhe ma kanë thënë vonë në demokraci ne kur vije t’i largoheshim që mos futeshim në burg se quheshim dëshmitarë./tvklan.al