Robert Pattinson konfirmohet si Batman edhe për një film tjetër

Robert Pattinson do të veshë sërish kostumin e zi të Batmanit. Studio “Warner Bros.” njoftoi të martën se aktori britanik do të jetë protagonist kryesor në filmin e dytë “The Batman”.

35-vjeçari do të luajë edhe një herë rolin e Bruce Wayne, pasi filmi i parë pati sukses të jashtëzakonshëm dhe aktualisht është filmi më fitimprurës i vitit.

Përveç aktorit kryesor, në filmin e dytë me superheroin e mirënjohur do të jetë edhe regjisori i filmit të parë, Matt Reeves.

Nga ana tjetër, “Warner Bros.” nuk dha asnjë datë për nisjen e xhirimeve apo për premierën e filmit të dytë “The Batman”.