Romanolët “pushtojnë” Tiranën, çdo 30 min një avion zbret në Rinas

Roma do të jetë përballë Feyenoord në finalen e “Conference League” që do të luhet mbrëmjen e sotme në “Air Albania”, duke nisur në orën 21:00.
Ultrasit e Romës janë të shumtë në numër që kanë prenotuar bileta për të parë skuadrën e tyre të zemrës të luajë një finale europiane, pas disa vitesh pritje, teksa kërkojnë një trofe pas 11 vitesh.
Për këtë fluks fluturimesh nga Roma drejt Rinas, nga ora 7 e mëngjesit të sotëm nga aeroporti Fumicino i kryeqytetit italian, ngrihet çdo 30 minuta një avion charter, që sjell në Shqipëri fansat verdhekuq.
Në zonën e kontrollit të Terminalit 1 dhe 3 në Fiumicino, ultrasit e Romës, që mbajnë veshur fanellat me emrat e yjeve të skuadrës së zemrës (Abraham, Zaniolo. Pellegrini, apo De Rossi dhe Totti) këndojnë në kor.
Të gjithë tifozët e Romës, përfshirë grupet ultras, do të mblidhen në parkun e Liqenit të Tiranës, vetëm pak minuta larg stadiumit.
Pas trazirave të mbrëmshme, rreth 80 italianë janë rikthye në Itali. Këta persona janë shoqëruar nga autoritet shqiptare si persona të padëshiruar.





