Romeo dhe Juliet të kohëve moderne! “Romeo” lë gjithë gjithë fshatin pa drita për…

Një elektricist nga India është dëbuar nga fshati i tij, pasi çdo herë që donte të takonte fshehurazi të dashurën e tij ndërpriste energjinë elektrike për të gjithë fshatin.
Për javë të tëra banorët e fshatit Ganespurmm u detyruan të “duronin” ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, sa herë që elektriçisti takonte të dashurën e tij.
Ndërprerjet e energjisë elektrike ndodhnin sa herë që perëndonte dielli.
Askush nga fshati nuk dinte se çfarë i shkaktonte problemet e shpeshta të energjisë, pasi kompania e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndërprerje, ndërsa asnjë nga fshatrat fqinjë nuk përballej me probleme të ngjashme.
Të indinjuar, shumë nga banorët e fshatit filluan t’i kushtonin vëmendje kohës së ndërprerjes së energjisë elektrike dhe arritën në përfundimin se rryma binte gjithmonë pas perëndimit.
Pas disa ditësh ata kuptuan se ishte elektriçisti i fshatit ai që i ndërpriste dritat.
Pas zbulimit të fajtorit, dyshohet se banorët e fshatit kanë rrahur elektriçistin.
Pasi bashkëfshatarët kuptuan arsyen se pse elektriçisti i linte pa drita ata detyruan dy të dashuruarit të martoheshin.







