Rritja e çmimeve po sjell lëvizje sociale në Europë. Dje në Pragë 70 mijë në shesh

70 mijë çekë u ngritën ditën e djeshme në sheshin Wenceslas, Pragë kundër qeverisë lidhur me rritjen e çmimeve të energjisë.
Qytetarët e mbledhur në shesh i kanë bërë thirrje koalicionit të qeverisë të veprojë dhe të kontrollojë çmimet në rritje të energjisë.
Ndër të tjera, çekët të cilët mbushën sheshin kryesor të Pragës shprehën edhe kundërshtime ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s për inflacionin.
Organizatorët thanë se Republika Çeke duhet të sigurojë kontakte të drejtpërdrejta me furnizuesit e gazit.
Prot3sta në kryeqytet të Çekisë u mbajt një ditë pasi qeveria i mbijetoi një mocioni mosbesimi mes pretendimeve të opozitës për mosveprim ndaj inflacionit dhe rritjes së çmimeve të energjisë.
Votëbesimi tregoi se gjendja energjetike e Evropës po nxit paqëndrueshmëri politike, teksa rritja e çmimeve të energjisë ka rritur inflacionin.





