Rudi Vata jep sinjalin pozitiv: Krenar nëse djali im luan me kombëtaren kuqezi

Ish-futbollisti i kombëtares, Rudi Vata, shprehet se do të ishte krenar nëse djali i tij do të luante në ekipin e kombëtares. Në një intervistë për Euronews Albania, Vata theksoi se ai ende nuk është gati për të qenë pjesë e kombëtares.
“Ai nuk është ende gati me luajtur me ekipin e kombëtares. Nuk më është bërë kurrë një kërkesë, por unë mendoj se Shqipëria ka shumë talente.
Shqipëria nuk mund të bëhet një skuadër e fortë sepse djali im erdhi te ekipi kombëtar. Sigurisht që kam dëshirë që djali im të përfaqësoj vendin tim. Kam nevojë me pa që vendi im zgjedh vendin e duhur”- tha Vata.
Më tej ai theksoi se futbolli është skuadër grupi dhe grupi duhet të funksionojë së bashku. Vata u shpreh se ekipi i kombëtares ka nevojë për menaxhim profesional, në mënyrë që të ketë sukses.
“Grupi është i mirë. Ne Poloninë e patëm në grup një edicion më parë. Bëmë paraqitje të mirë, në Poloni në pjesën e parë kemi luajtuar shumë mirë, pavarësisht se humbëm me rezultat të thellë.
Në aspektin e kontigjentit të skuadrës, mendoj se kemi futbollistë të mjaftushëm për të përballuar këto kombëtare dhe për të bërë një paraqitje shumë të mirë. Për të mbërritur te suksesi, duhet menaxhim i mirë, ekipi i kombëtares ka nevojë për menaxhim profesional të futbollistëve”, theksoi Vata.





