Rusia bombardoi shkollën, të paktën 60 viktima nën rrënoja
Aktualitet
11 muaj më parë

Rreth 60 civilë janë të zhdukur pas sulmit ajror të ushtrisë ruse pasditen e te shtunes në një shkollë në fshatin Bilohirivka, në rajonin e Luganskut.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale, Sergii Gaidai, në Telegramin e marrë nga Ukrinform.
Mesohet se shkolla ne kete fshat perdorej si strehe per civilet.
Nderkohe, sirenat paralajmëruese kundërajrore ranë këtë mëngjes në pothuajse të gjitha rajonet e Ukrainës: raporton Kyiv Independent.
Korrespondentët e luftës nga zonat e përparme raportojnë shpërthime të shumta në qytete, sidomos në qytetin-port Odessa.





