“Sa i lumtur që rigjeta Milanin pas kaq shumë vitesh! U largova sepse nuk kisha zgjedhje”

Pierre-Emerick Aubameyang eshte rritur te Akademia e Milanit dhe ishte ende shume i ri kur vendosi te provonte nje aventure tjeter pasi donte te rritej duke shkuar ne France te St Etienne dhe duke xhiruar shume skuadra.
Mes tyre, Dortmund, Arsenal, por edhe Barcelona. Ndersa tani stacioni i tij quhet Chelsea. Sonte shenoi gol ndaj Milanit dhe me pas beri festimin e zakonshem me saltro. Per Prime Video ai dha edhe nje interviste te shkurter.
“Sonte jemi të lumtur, fituam dhe jemi të lumtur per kete rezultat qe ishte shume thelbesor pasi ishim me ende 1 pike ne grup dhe rrezikonim jashtezakonisht shume. Jam i kenaqur une dhe skuadra”.
“Mendoj se ishte e mrekullueshme të luaja kundër Milanit pas gjithë këtyre viteve qe kane kaluar, më në fund e gjeta sërish këtë ekip perpara meje. Jam shumë i lumtur që kam shënuar gol”.
Çfarë mendoni për faktin që Milani nuk ka vënë bast me ju? “Unë mendoj se në atë kohë ata kishin një ekip të jashtëzakonshëm, ishte shumë e vështirë të futeshe në atë ekip: Unë shkova ne rrugën time dhe kështu shkoi”.
A është tashmë Chelsea i Potter? “Mendoj se të gjithë e dimë se kemi përgjegjësi. Me një trajner të ri nuk është e lehtë për askënd. Ai na tha se duhet të jetë një ekip para së gjithash, ai na dha besim. Fitorja ndaj Crystal Palace na dha besim edhe per sonte”.



