Sacchi i kënaqur jo plotësisht nga Milani: “Skuadra e Piolit duhet t’i japë mesazh kundërshtarit sapo nis loja…”

Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, ka folur për mikrofonat e Gazzetta dello Sport. Gjatë intervistës së gjatë ai foli për ecurinë e kuqezinjve, të cilët pas 8 ndeshjesh dhe 17 pikëve të fituara, gjenden në vendin e tretë në kampionat:

“Milani duhet të hyjë në fushë më i ashpër, më i vendosur. Djemtë e Piolit që në fillim duhet të sulmojnë. Eshte si t’i thuash kundershtarit: Ne jemi këtu për të fituar!. Ky është mesazhi që duhet t’i dërgojnë kundërshtarit.

Nga ana tjetër, nëse luan lehtë, të tjerët marrin guxim dhe mund të të vënë në krizë siç bëri Empoli. Toskanët, për mënyrën se si e zhvilluan lojën, ndoshta do të kishin merituar një barazim. Milani e di mjaft mire potencialin e tij por duhet ta tregoje edhe te kundershtari”.

Edhe Mario Sconcerti foli për Corriere della Sera të Milanit pas fitores ndaj Empolit. Ja fjalët e gazetarit: “Milani ka një finale verbuese, pothuajse të pabesueshme, ata fituan me atë lloj fati që shpesh ndihmon më të mirët.

Ndeshje jo e lehtë, Calabria u dëmtua, Saelemaekers gjithashtu dhe me pas humben edhe Kjaer, qe ishte frenuar edhe nga kartoni i verdhe.  Leao ishte në një nga ato mbrëmjet kur nuk di çfarë të presësh, më pas ndizet dhe e mbyll me thuajse dy asistime dhe një gol fantastik. Jo një Milan perfekt, por sërish Milani që duhej”.