Sacchi, sulm ndaj Piolit: “I pamjaftueshëm, nuk ishte e qartë se çfarë ata po bënin në fushë”

Sulm i fortë nga Arrigo Sacchi ndaj Stefano Piolit. Mjeshtri i futbollit italian, që revolucionarizoi mënyrën e lojës në zonë në vitet 1980, këtë herë kishte pak fjalë te buta për Milanin.
Sacchi, i intervistuar sot nga Gazzetta dello Sport, foli sinqerisht për ndeshjet e fundit të Milan në Ligën e Kampionëve. I shtypur nga gabimet e arbitrit të ndeshjes ndaj Chelseat, Sacchi drejtoi gishtin te qëndrimi i mbrojtjes.
“Arbitri ishte i ashpër, sigurisht, por edhe Tomori gaboi. Unë shikoj aspektet teknike. Milani është i fortë, shumë i fortë, kur është kolektiv. Diferenca u vu re me Chelsea-n, sidomos në ndeshjen e parë”.
Prandaj, Sacchi preferoi të zbardhte gabimin e gjyqtarit Siebert dhe të fokusohej te gabimet e Milanit. Pati kritike te vecantre për mënyrën e mbrojtjes së vendosur nga Pioli: “Jam i bindur që Pioli nuk do të ribënte disa lëvizje.
Tomori nuk është mbrojtës i majtë, Theo Hernandez nuk e kuptonte se çfarë po bënte dhe Gabbia ishte lene shumë vetëm. Dhe të mos harrojmë se Milani e pati te veshtire edhe në ndeshjen e parë të grupit në Salzburg”.
Sacchi, i cili më parë e ka vlerësuar gjithmonë Piolin dhe punën e tij, këtë herë nis goditje të forta: “Në Champions League për momentin është e pamjaftueshme ajo qe po ben. Pres më shumë, tashmë e kanë dëshmuar.
Nuk mund të luash një kunder një me sulmuesit e Chelseat, mbrojtësit futen në telashe nëse nuk kanë ndihmë. Besoj se Pioli, një teknik shumë kompetent, ka vënë re se çfarë duhet të rregullohet.
Dy fitoret në dy ndeshjet e ardhshme janë në dorë të Milanit, por kujdes nga ndeshja jashtë fushe në Zagreb. Do të jetë ferr i vertete aty ne Kroaci dhe duhet nje Milan gati”.



