Salzburgu pret Milanin me stadiumin plot! Vëmendja te Leao? “Aspak, i kemi studjuar me detaje dhe kemi dalë në përfundim”

Për ndeshjen e nesërme mes Salzburgut dhe Milanit do të jetë publiku i rasteve të mëdha. Sepse stadiumi austriak do të jetë i shitur i gjithi, me 29520 shikues për ndeshjen e parë në Champions League.

Fitorja 2-0 e Salzburgut kundër Tirolit të shtunën i lejoi skuadrës së drejtuar nga Matthias Jaissle (trajneri i ri i lindur në 1988) të kapte kreun e Bundesligës austriake me 6 fitore dhe një humbje në 7 ndeshjet e para të luajtura. E gjitha falë barazimit të njëkohshëm të Lask (1-1 kundër Ried). Pra, kundërshtarët e nesërm të Milanit në Champions League janë me 18 pikë, përpara Lask që ka 17 pikë.

Në prag të ndeshjes Salzburg-Milan, trajneri i austriakëve Matthias Jaissle foli kështu në konferencën për shtyp për ndeshjen kundër kuqezinjve: “Pritshmëritë janë të mëdha, ne duam të luajmë si gjithmonë, por kundërshtari është shumë i fortë.

Djemtë janë shumë të lumtur sepse janë të emocionuar pasi është e çuditshme të luash Champions League në Salzburg. Do të shohim si do të shkojë ndeshja dhe pastaj grupi, shpesh kemi arritur të luajmë mirë. Jemi optimistë, do bëjmë më të mirën që mundemi nesër në mbrëmje.

Nëse Milani mund të vuajë nga presioni ynë? Do ta shohim nesër, nuk e kam në mendje ndeshjen siç mund ta keni, Milani ka cilësi të shkëlqyer në të gjitha fazat e lojës. Ne do te sfidojme me respekt,  kundërshtari eshte shumë i fortë, e ka treguar studimi ynë i bërë mbi ta. Ata kanë paraqitje të qëndrueshme, prandaj janë kampionë të Italisë”, raporton tuttoomercatoweb.com.

Gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e ndeshjes Salzburg-Milan nesër, kapiteni i austriakëve, Andreas Ulmer, foli për Rafael Leaon dhe Zlatan Ibrahimovic duke thënë: “Leao është i jashtëzakonshëm, në ndeshjet e fundit e ka treguar, kemi parë videot e tij, jo vetëm të tij, por edhe të gjithë ekipit.

Ata janë shumë të mirë, mendoj se nuk është një lojtar i vetëm, por si luajmë të gjithë bashkë, sa investojmë në mbrojtje, si mbështesim njëri-tjetrin. Tashmë e kemi treguar disa herë që kënaqemi, mbetemi mendjehapur ne mentalitet”.