Sela dhe deputeja Dauti në takim me delegacionin e OSBE-së

Sela dhe deputeja Dauti në takim me delegacionin e OSBE-së

Sot në hapësirat e Kuvendit të RMV-së, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela bashkë me kordinatoren e grupit parlamentar të ASS-së, Ilire Dauti mirëpritën në takim delegacionin e OSBE-së, të udhëhequr nga nënkryetari i AP të OSBE-së dhe përfaqësuesi special për EJL, Azay Guliyev, zëvendës i përfaqësuesit special në Vienë, Francesco Pagani dhe nënpunësi administrativ, Sherif Abdili, përcjell AlbMania

Në takim u bisedua për shumë çështje me rëndësi, u shpalosën qëndrimet dhe angazhimet e Aleancës për Shqiptarët, për proçeset që e presin vendin në përgjithësi dhe temat që tangojnë shqiptarët në veçanti.

“Bashkë me kordinatoren e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, pritëm në ambientet e Kuvendit delegacionin e OSBE-së, të udhëhequr nga nënkryetari i AP të OSBE-së dhe përfaqësuesi special për EJL, Azay Guliyev, zëvendës i përfaqësuesit special në Vienë, Francesco Pagani dhe nënpunësi administrativ, Sherif Abdili.
Gjatë bisedës për shumë çështje me rëndësi, shpalosëm qëndrimet dhe abgazhimet e Aleancës për Shqiptarët, për proçeset që e presin vendin në përgjithësi dhe temat që tangojnë shqiptarët në veçanti.” – ka shkruar Sela./AlbMania.info/