Sela: Paqja dhe prosperiteti nuk janë të garantuara në Evropë për sa kohë që unifikimi i kontinentit tonë nuk është i plotë

Sela: Paqja dhe prosperiteti nuk janë të garantuara në Evropë për sa kohë që unifikimi i kontinentit tonë nuk është i plotë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka derguar mesazh me rastin e 72 vjetorin e themelimit të BE-së dhe ditën së Bashkimit Europian, përcjell AlbMania
Sela mesazhin e urimit e ka filluar me një citat nga fjalimi i ideatorit të Bashkimit Evropian, ministrit të jashtëm francez Robert Shuman.
Postimi i plotë:
“Evropa nuk u bë dhe ne fituam luftën”. Kjo ishte premisa qendrore e Deklaratës Shuman nga e cila lindi Bashkimi Evropian.
72 vjet më vonë, ndërsa kremtojmë ditën e Evropës, situata në Ukrainë na kujton se paqja dhe prosperiteti nuk janë të garantuara në Evropë për sa kohë që unifikimi i kontinentit tonë nuk është i plotë, ka shkruar kreu i ASH-së, Ziadin Sela./AlbMania.info/





