Sezoni turistik nis me plazhe të ndotura dhe çmime të larta në Vlorë

E diela e parë e muajit qershor ka shënuar rritje të pushuesve në plazhet e Vlorës. Pjesa më e madhe e pushuesve thonë se problematike është pastrimi i plazheve.

Një prej pushuesve që frekuenton plazhin publik thotë se u detyrua, që të heqë vetë mbeturinat nga rëra.

“Kjo është puna e ndërmarrjes së Bashkisë. Duhet të vijnë ti marrin me makinë, se me duar nuk merren. Unë e pastrova”, thote pushuesi.

“Në plazhet private gjendja nuk është aq e mirë, çadrat janë të vjetrat shezlongët, rëra e papastruar.”, vijon një tjetër pushues.

Një shqetësim tjetër është dhe siguria, pasi mungojnë rojet bregdetare. Teksa, këtë sezon, çmimi i shezlongëve është rritur nga 100 deri 200 lekë.

Edhe në Durrës pushuesit kanë të njëjtat ankesa, për higjienën dhe rritjen e çmimeve.