“Sfidoj këdo të thotë se e priste Milanin kështu 2 vite përpara. Tani e kuptuat pse Tonali dhe Leao…”

Ish-futbollisti i Milanit, Roberto Donadoni është intervistuar në faqet e QS të publikuara mëngjesin e sotëm. Ndër temat e trajtuara edhe ish-skuadra e tij dhe rruga që ka marrë sezonet e fundit që e çuan atë në triumfin në ligë majin e kaluar:
“Sfidoj këdo të thotë ‘e prisja nje gje te tille’. Por nuk jam i befasuar: Pioli është një trajner i vlefshëm, me aftësi të mëdha. Merita e madhe për të, për drejtuesit, për të gjithë klubin.
Ata arritën të bashkojnë shumë komponentë për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Shpresoj që të vazhdojnë në këtë rrugë sepse me duket ajo e duhura per te bere gjera te medha si vjet”.
Donadoni eshte ndalur edhe te Sandro Tonali: “Ai po tregon pikerisht ate që të gjithë ne, por mbi të gjitha klubi, kishim parë te Brescia. Ai pati vështirësi në vitin e parë, gjë që bëri që ata që nuk kishin durim të mendonin se ai kishte kufij, por këto u mohuan menjëherë.
U zbulua se ishte në nivel të lartë dhe tani ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin, pavarësisht moshës së tij të re dhe mendoni se sa vite te tjera ka perpara se te kompletoje rritjen e tij…”.
Ish-lojtari foli edhe për Rafa Leaon, lider teknik i skuadrës së Piolit: “Ai ka potencial të shkëlqyer, po tregon gjëra të pabesueshme dhe kur të fitojë edhe më shumë vazhdimësi atëherë do të mund ta bëjmë të marrë pjesë në elitën speciale të lojtarëve që me të vërtetë bëjnë një ndryshim ne futbollin boteror”.



