SHËNIM/ 8 herë me shkelje dhe prapë me patentë, në kërkim ndërkombëtar, shoqërohet në polici, por prapë në rrugë!

Nga Klodian Tomorri
Per te treguar se gjasme po punon, policia nxjerr nje deklarate, ku thote se shoferin qe shkaktoi aksidentin e ka ndeshkuar 8 here per shkelje te Kodit Rrugor. Por budalleku nuk mbaron me kaq.

“Madje- thote ne deklarate policia- eshte shoqeruar edhe para tre javesh per verifikim nga strukturat e trafiqeve.” Dhe per ta ilustruar kete shperndan dhe pamjet e shoqerimit para tre javeve. Dmth propaganda eshte qe policia punon.

Por nje gje nuk merret vesh. Nje person ka 8 shkelje te kodit dhe vazhdon te qarkulloje lirshem me patente. Sic duket me 8 here nuk quhesh. Heren e 9-te ta heqin patenta.

Se dyti, kjo struktura e verifikimit qe e shoqeroi para tre javesh per ca e verifikoi? Se mediat shkruajne se shoferi ishte ne kerkim nderkombetar. Sic duket e kane verifikuar qe kishte ngrene darke apo jo.

Dmth ketu ka plasur budalleku aq sheshit sa qe budalliqet thuhen haptaz. Edhe ne deklarata zyrtare. (Marrë nga faqja e tij në Facebook)