“Shiki shiki java”, ndahet nga jeta ikona e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme

Ka ndërruar jetë këngëtarja e njohur e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Shqiponja Lela, e cila gjithashtu ka kënduar dhe këngë të zonave të tjera shqiptare, por do mbahet mend sidomos për këngët e Shqipërisë së mesme
Lajmin e kanë bërë të ditur burime për ABC, të cilat bëjnë me dije se vuante një sëmundje e r ëndë. Ajo ka lënë pas një vajzë, të quajtur Lela.
Por kush ishte Shqiponja Lela? Mbiemri Lela thotë shumë kur bëhet fjalë për muzikën popullore në vendin tonë. Mbiemri Lela gjithmonë ka qenë dhe është i lidhur me muzikën popullore.
Shqiponja ishte vajza e ikonës së muzikës popullore, Myslym Lela, i cili është konsideruar një gjigant i bindshëm i tingullit popullor shqiptar.
Shqiponja Lela njihet më së shumti si anëtare e ansamblit të familjes Lela e cila bëri turne jashtë shtetit dhe regjistroi albumin Polyphonies vocales et instrumentales d’Albanie në vitin 1992.
Përveç punës së saj me këtë grup ajo ka incizuar edhe me emrin e saj, e specializuar në këngët e dasmës popullore të Shqipërisë së Mesme.
https://youtu.be/5YBZCalwLuM







