Shitja e mundshme e Leao-s? Adani këshillon Milanin: “Ka vetëm një emër sot në Europë që mund ta zëvendësojë. Duhen 40-50 mln euro”

Rinovimi i Rafa Leao-s ende nuk ka ardhur dhe sigurisht qe shqetesimi i tifozeve eshte i madh duke ditur se portugezi eshte nder yjet e ekipit kuqezi dhe lideri teknik i sulmit aq sa 75% e rasteve per gol te krijuara nga djemte e Piolit vjen nga kembet e tij…
Gjate Bobo TV, opinionisti Lele Adani, duke u ndalur te Milani dhe shitja e mundshme e Rafa Leaos ne Premier League ku Chelsea dhe Manchester City jane ne gare per ta siguruar dhe madje pritet qe ne janar te vije nje oferte rreth 100 mln euro e siper, ka shpjeguar:
“Nuk e di sa mund te shitet Leao, por duke pare vlerat ne Premier dhe buxhetet, hipotizoj 120 mln euro dhe ketu dua te ndalem pak. Milani me ato para ka vetem nje rruge: te mare nje emer qe ka vite qe ka dale por qe askush nuk e njihte. Kur flisja per te luante ne Youth League me Shakhtar Donetsk”.
“Po flasim per nje futbollist per te cilin eshte i dashuruar De Zerbi qe e sterviti te Shakhtar dhe me garantoi qe ka shenjat dalluese te nje top player. Po flasim per Mykhaylo Mudryk, i lindur në 2001, këmbë e djathtë, biond, pamja e një këngëtari… Tipare dalluese: di shumë mirë të luajë futboll!
“Një gol dhe dy asistime të shkëlqyera në 4-1 me të cilin Shakhtar Donetsk mposhti Leipzig në tokën gjermane. Një paraqitje që nuk kaloi pa u vënë re, pasi Mudryk tashmë ishte përfolur shumë gjatë verës për shkak të interesimit të disa top klubeve”
Ne fakt, Everton, Arsenal dhe Juventus ishin klubet e para që kërkuan informacion te Shakhtar. Përgjigje e thatë: duhen 45 milionë euro e siper per kartonin e tij. Brentford, pikërisht në gongun e merkatos, shkoi në 35, por ylli i ardhshëm i kombëtares së Ukrainës preferoi të refuzonte ftesën dhe të qëndronte ende në klubin portokalli-zi, për t’i dhënë vazhdimësi rrugës së tij.
Ndjenja është se kjo shifër – 50 milionë – është e destinuar të rritet në mënyrë dramatike për këdo që dëshiron të sigurojë performancën e këtij anësori të talentuar sulmues në muajt e ardhshëm.
“Nese Milani shet Leao-n, duhet te hedhe gjysmat e parave pikerisht te ky fenomen dhe talent, qe vazhdon te rritet edhe eshte i pakapshem ne krahun e majte. Di te luaje ne qender dhe sidomos ka teknike superiore me topin dhe vizion loje”.



