Shitje vetëm për 50 mln euro: Milani ka vendosur skenarin “B”

Mes kontratave qe te Milani kane mbetur per t’u rinovuar jane Kalulu, Bennacer dhe Leao. E nese per francezin duket se akordi eshte prane me rritje te konsiderueshme rroge ne krahasim me 600 mije eurot qe fiton aktualisht, dy ceshtjet me te nxehta do te jene algjeriani dhe portugezi.
Algjeriani do te jete ceshtja e pare per t’u diskutuar sapo te rinovohet Kalulu. Bisedimet me agjentin kane rinisur dhe Bennacer kerkon aktualisht 4 mln euro kurse Milani eshte ndalur ne 3.2 mln euro. Kete vere, asnjë zëvendësues i vërtetë për Kessie nuk ka mbërritur. ‘Djalli’, në fakt, vendosi të zgjidhte blerjen e një premtimi të ri me karakteristika thelbësisht të ndryshme, domethënë Vranckx.
Çifti startues në mes, pra, do të mbetet Tonali-Bennacer, edhe nëse në të ardhmen gjërat mund të ndryshojnë rrënjësisht. Lidhur me këtë, kushtojini vëmendje një largimi të mundshëm të mesfushorit algjerian, i cili prej disa muajsh po jep vazhdimisht paraqitje të shkëlqyera.
Klubet kryesore të huaja duket se po monitorojnë algjerianin dhe mund të vendosin më vonë të tentojnë sulmin. Milani nga ana e tij tashmë ka vendosur çmimin për shitjen e mundshme. Kjo do te ndodhte nese nuk do te gjendej nje akord mes paleve.
Por, ka vetem nje kusht qe Milani te heqe dore nga Bennacer ne janar. Te paguhen 50 mln euro ne arkat kuqezi. Liverpool mund te kthehet ne sulm se shpejti sidomos duke ditur se ne mesfushe gjerat nuk do te rregulloheshin per Reds. Megjithate, ky eshte skenari i vetem nese nuk vjen rinovimi…



