Shpërthim në Kamzë, i vendoset lëndë plasëse një “Audi Q7”
Kronikë
10 muaj më parë

Një automjeti, tip “Audi Q7” i është vendosur lëndë plasëse në “Bulevardin Blu” në Kamzë.
Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar në momentin që lënda plasëse ka shpërthyer dhe paraprakisht dyshohet se ka vetëm dëme materiale.
Fuoristrada mësohet se është në pronësi të Artan Lleshit.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti dhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”



A janë të varfërit më bujarë…
9 muaj më parë


Nipi gjen pa shenja jete dy gjyshërit e tij
9 muaj më parë


Papa Françesku, në prag të dorëheqjes?
9 muaj më parë

Femrat problematike në timon, 2412 gjoba në dy muaj!
9 muaj më parë