LIVE/ Shqipëria mëson rivalët për eliminatoret e Euro 2024, jemi me shumë fat

Po hidhet aktualisht në Gjermani, shorti për kualifikueset e Euro 2024 teksa pritet të mësohen edhe kundërshtarët e Shqipërisë apo Kosovës.
Pritet një short emocionues për vetë ndarjet e kombëtareve në vazo ku priten përballje të forta me Francën dhe Anglinë që kanë përfunduar në vazon e dytë. Theksojnë se shtatë grupe do të jenë me nga pesë skuadra pjesëmarrëse dhe tre të tjera me gjashtë.
Për arsye politike, nuk mund të bien në të njëjtin grup: Armenia me Azerbaixhanin, Bjellorusia me Ukrainën, Gjibraltari me Spanjën, Kosova me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosova me Serbinë.
Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra, ndërsa Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht, dhe për këtë arsye nuk merr pjesë ne short. Bazuar në vendimet e mëparshme të UEFA-s, Rusia është e përjashtuar nga shorti dhe nga këto eliminatore.
53 skuadrat që marrin pjesë në shortin e kualifikueseve më 9 tetor 2022, janë klasifikuar nëpër 6 vazo në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA Nations League 2022/23.
Ato do të ndahen në dhjetë grupe kualifikuese, shtatë nga të cilat me pesë skuadra (nga Grupi A deri në Grupin G) dhe tre grupe me nga gjashtë skuadra (nga Grupi H deri në Grupin J.
Grupi A: Spanjë, Skoci, Grupi B: Holandë, Francë! Grupi C: Itali, Angli! Grupi D: Kroaci, Uells! Grupi E: Polonia, Çeki, SHQIPERIA, Ishujt Faroe, Moldavia
Grupi F: Belgjikë, Austri, Grupi G: Hungari, Grupi H: Danimarkë, Grupi I: Zvicër, Grupi J: Portugali,



